Idriz Sulejmani kandidon për ulëse në Parlamentin e Kroacisë
Politikani shqiptar Idriz Sulejmani është duke kandiduar për zgjedhjet parlamentare në Kroaci.

Ai fushatën e ka bërë edhe nëpër vendet ku jetojnë shqiptarët, shkruan portali arbresh.info.

Prandaj edhe shumica e shkrimeve të tij në rrjete sociale janë në gjuhën shqipe.

Fushatën parazgjedhore për ta kërkuar besimin tek qytetari e kam vazhduar në Zagreb. Secilin nga ata që e kam takuar me shumë dashuri dhe rrespekt i ndajn minutat nga puna e tyre e përditshme për të pirë kafen bashkarisht dhe për të shtjelluar problemet që i përcjellin në bizneset e tyre të vogla dhe të mesme. Rrespekt për ata që tërë jetën me përkushtim dhe djersë kanë mbajtur familjet pa ua shtrirë dorën askujt. Jam krenarë me ju bashkëkombas të mi!”, shkruan Sulejmani.

Motoja e Sulejmani është “Të bashkuar për ndryshim” dhe ka numrin 6.
Shtuar më 28/06/2020, ora 23:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori