Rezoluta për njohjen e gjenocidit në Srebrenicë nuk u miratua, shpërthen Berisha: Silleni si kope, Rama është skllav i Vuçiç

Bie me 51 vota kundër rezoluta për njohjen e gjenocidit të Srebrenicë.

Pas vendimit, Berisha mori fjalën e tij në Kuvend dhe tha: “Shqipëria, një anti-shqiptar të tillë si Edi Ramën, nuk ka pasur kurrë. Ju shkelmuat mbi gjakun e 8 mijë burrave dhe fëmijëve te pafajshëm të Bosnjës. Votuat duke shkelmuar mbi jetën e mbi 100 mijë shqiptarëve në Kosovë. Po çfarë mund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantësh. Ç’mund të presësh nga skllavi i Aleksandër Vuçiç? si mund të silleni si kope? Si mund të bëni ju shqiptarë një votim të tillë. Berisha publikisht në Shqipëri dhe BE ka qenë kundër embargos që paralizonte Kosovën”./albeu.com