Tre gola për tri pikë, kombëtarja fiton ndaj Ishujve Faroe

Kombëtarja shqiptare ka fituar me rezultatin 3-1 ndeshjen ndaj Ishujve Faroe.

Ishte Ernest Muçi ai që shënoi golin e tretë për kuqezinjtë.

Goli i parë u shënua nga Nedim Bajrami, ndërsa i dyti nga Kristjan Asllani.

Ndërkohë, Sokol Cikalleshi humbi një penallti në pjesën e parë.

Kuqezinjtë dominuan takimin, teksa siguruan tre pikët e radhës pas fitores ndaj Moldavisë.


Shtuar 20.06.2023 22:38