Eksperti i kriminalistikës: Pse Ervis Martinaj mund të jetë eliminuar

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ekziston mundësia që Ervis Martinaj mund të jetë eliminuar.

Ai shton se materialet po serviren me pikatore dhe duke iu kërkuar ndjesë familjarëve, Rexhepi hodhi dyshimet për vdekjen e të shumëkërkuarit.

Sipas ekspertit ka një “mbyllje syri” sa i takon zbardhjes së çështjes.

Ai deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se para se të analizohen këto pista të zhdukjes apo eliminimit të Martinajt, duhet pranuar se situata e krimit është “ulëritëse”.

Në gjykimin e tij, Rexhepi pohon se duket sikur nuk po ecet me ritmet e duhura për të ndëshkuar kriminelët.