Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirija
Ibrahimi, mbrëmë gjatë një emisioni në "TV Nova", ka thënë se partia e tij nuk do të ulet të bisedojë me partinë e Nikolla Gruevskit.
Sipas tij, kjo për shkak se Gruevski i ka ofenduar shqiptarët dhe është ndër politikanët e dyshuar nga PSP-ja.
"Në të kaluarën kemi pasur parti shqiptare që rrinin në selitë e OBRM-PDUKM-së
vetëm për të qenë pjesë e qeverisë.
Është hera e parë që një subjekt shqiptar nuk shkon dhe as që pranon të bisedoj me
Gruevskin", ka thënë
Ibrahimi. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2017,
ora 10:39