Ia shkatërrojnë lokalin se kishte muzikë maqedonase
Pëlqej
Kafeneja "Nju Orleans" që ndodhet në Bit Pazar të Shkupit, mbrëmë në mesnatë është shkatërruar, për shkak se në të është lëshuar muzikë maqedonase.

MPB ka njoftuar se një person ka ardhur ne mesnatë në këtë lokal dhe ka kërkuar ndërprerjen e muzikës, por pronari nuk ka dëgjuar.

Ai është larguar, për tu rikthyer së bashku me disa djem të tjerë të moshës 20-23 vjeç dhe kanë shkatërruar gjithçka kanë gjetur.

Kur i punësuari në lokal ka dashur të marrë në telefon policinë, personat agresorë ia kanë thyer celularin. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori