I zgjuar si Ajnshtajni! Njihuni me shqiptarin me koeficient të lartë inteligjence

Dionis Senjo është djali i një çifti mjekësh nga Tirana. Është vetëm 5 vjeç dhe është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale ku ka mbi 3700 ndjekës në faqen e tij në Facebook. Aty mund ta shohim duke gjetur shtetet në hartë, duke zgjidhur probleme të fushave të ndryshme si matematika, fizika, gjeografia etj.

Së fundmi vetë Dionisi i cili në një moshë fare të vogël komunikon me fansat e tij në faqen e vet të Facebook, ka bërë me dije një arritje të tij më të fundit.

“Miq dhe dashamirës!
Ju bëj me dije se para pak ditësh i jam nënshtruar testit IQ tek një qendër e çertifikuar dhe rezultova mbi percentilin 99.9 ose shprehur ndryshe më i rrallë se 0.1% (I njëjti spektër me Ajnshtajnin) [????] !
V.O. : Që të bëhesh anëtar i Mensa International (shoqatës internacionale të gjenive në Botë) mjafton të jesh tek 2% ose mbi percentilin 98!
Aktualisht jam në proces anëtarësimi!
Ju falënderoj nga zemra!”,- shkruan Dionisi.

Kur ishte 1 vjeç Dionisi tregoi interes mbi të mësuarit e shkronjave, numrave, formave gjeometrike. Po kështu ai mësoi të gjithë emrat e kafshëve në shqip dhe në anglisht si edhe ka mundur të formojë ‘puzzles’ të moshës 4 vjeç.

Brenda pak muajsh, Dionisi ka mësuar të lexojë dhe të shkruajë numrat dhe shkronjat në shqip dhe në anglisht. Ka shkruar diktim që në moshën 2 vjeç.

Brenda një jave Dionisi mësoi numrat greke deri në një miliard. Në të njëjtën kohë ai mund të thotë alfabetin anglisht nga A në Z dhe nga Z në A me të njëjtën shpejtësi.

Kur ishte tre vjeç filloi të lexojë gjithçka shpejt në gjuhën shqipe. Si edhe mund të lexonte numra shumë të gjatë, me 40 shifra, në shqip dhe në anglisht, gjithashtu.

Në këtë moshë i njihte të gjithë planetet, shumë yje dhe galaktika, njeh shumë mirë gjeografinë e botës në hartën memece.

Njeh çdo kryeqytet, flamuj, lumenj, male, dete, monedha, të gjitha elementet periodike, anatominë njerëzore, të gjitha llojet e dinosaurëve.

Ai mund të shkruajë çdo gjë në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në anglisht dhe greqisht.

Në moshën 3 vjeç i vizatoi një trup gjeometrik një arkitekteje, e cila nuk e njihte as si emër!

Kur ishte katër vjeç, në shërbimin e pediatrisë, gjeti një Xray dhe filloi ta interpretojë.

Po kështu në tre muaj ai filloi të lexojë rrjedhshëm anglisht! Ka lexuar 700 libra shqip, 135 në anglisht midis tyre dhjetëra enciklopedi.
Shtuar më 05/07/2017, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori