Mëngjesin e së premtes janë vendosur pllomba në
televizionin A1. Është pllombuar edhe serveri dhe qendra kompjuterike. Në këtë mënyrë
kryeredaktori i A1,
Mladen Cadikovski ka thënë se është vënë në rrezik funksionimi dhe emetimi i programit.
Policia edhe më tutje pohon se nuk bëhet fjalë për ndërhyrje në këtë medium më me ndikim në Maqedoni. Gjendja para
televizionit të premten është e qetë. Përreth ndërtesës së
televizionit vazhdojnë të qëndrojnë forca të mëdha policore, të cilat po u asistojnë inspektorëve financiar.
Të punësuarit në këtë televizion thonë se të enjten vonë pas mesnate, pasi ishin larguar qytetarët e shumtë që kishin shkuar të përkrahin
televizionin,
policia kishte thyer dyer dhe i kishte rrahur gazetarët dhe të punësuarit derisa i kryenin punët e tyre. Ishte sulmuar edhe
kryeredaktori Mladen Cadikovski dhe dy punëtorë të sigurimit të
televizionit.
Lidhur me këto ngjarje para
televizionit A1,
policia njoftoi po vepron sipas kërkesës për asistencë nga
policia financiare, e cila po tenton të kryejë kontroll mbi punën financiare të një numri më të madh të firmave në këtë adresë.
“Nuk bëhet fjalë për kontrollin e
televizionit A1, por për kontrollin e firmave të tjera”, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski dhe paralajmëroi se së shpejti kjo do të dalë me informacion më të thuktë.
Shtuar më 26/11/2010,
ora 11:19