I vdekuri mbetet në Maqedoni, vëllai apel autoriteteve shqiptare: Na lejoni ta sjellim trupin
Mondi Lamo, i cili prej janarit punonte në Maqedoninë e Veriut ka humbur jetën të dielën në shtetin fqinj. Prej disa ditësh familjarët janë përpjekur për ta sjellë trupin e pajetë në Shqipëri, por mbyllja e kufijve e ka bërë këtë gjë të pamundur.

Vëllai i Mondi Lamos në një lidhje telefonike për Ora News thotë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga autoritetet shqiptare, ndërsa ka vetëm një kërkesë, që trupin t’ia sjellin ose të lejojnë të shkojnë të marrin.

Artur Lamo: Vëllai im ka ikur ka tre muaj për punë në Maqedoni. Të premten deri në orën 10 të darkës ka folur me gruan. Nga ajo e premte e zezë nuk i kemi dëgjuar as zërin. Morën haber të dielën që ka ndërruar jetën. Jemi përpjekur me të gjitha mënyra, nga ambasada, konsullata, por nuk na kthejnë përgjigje. Na thonë se do ti bëjnë analizat. I kanë bërë në certifikatën e vdekjes. E kanë cuar në Shkup, nga Shkupi e cuan aty ku e gjetën, sot e cuan prap në Shkup. E kanë transportuar sikur të ishte bagëti jo njeri. Duam vetëm të na sjellin trupin, ose të na hapin rrugën dhe shkojmë e marrim vetë.

Ai thotë se vëllai i tij ka vdekur për shlaqe nayrore.
Shtuar më 08/04/2020, ora 22:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori