I sulmojnë në lokal, kallëzohen penalisht 4 persona
Pëlqej
Policia e Shkupit ka ngritur kallëzime penale kundër 4 personave, të cilët kanë sulmuar me thikë një grup njerëzish që po pinin në një lokal të kryeqytetit. Bëhet fjalë për C.D (33), K.D (31), D.T (27) dhe R.V (27), që të gjithë nga Shkupi, pas të cilëve forcat e rendit janë vënë në kërkim që nga muaji maj i këtij viti. Dëshmitarët kanë thënë se të kallëzuarit, me maska në kokë, janë futur brenda në lokal dhe kanë sulmuar me mjete të forta të dëmtuarit, emrat e të cilëve ndodhen gjithashtu në skedat e Policisë. Një prej tyre është Z.K, 34 vjeç. Ky i fundit njihet me nofkën “Vampir” dhe është akuzuar më parë për vrasje në tentativë. /albeu.com/


Shtuar më 11/10/2013, ora 14:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori