I shpëtoi jetën Ziadin Selës, burgoset Fetah Alimi i sigurisë
Abdulfeta Alimi me datën 27 prill 2017 ishte prezent në Kuvend si pjesëtar i sigurimit duke i shpëtuar jetën Ziadin Selës, por ai sot u dënua me shtatë vite burg nga gjykata.

"Kjo është padrejtësi, këtë nuk e ke askund në botë. Abdulfeta Alimi kishte qetësuar situatën në Kuvend, shpëtoi jetën e një njeriu, kurse tani e dënuan”, tha Jashar Alimi, xhaxhai i Abdylfeta Alimit.

Sot në Gjykatën Penale u shqiptua dënimi për të akuzuarit për rastin e 27 prillit të cilëve iu shqiptuan gjithsejtë 214 vjet burg.

Dënimi më i lartë ishte ai prej 18 vjet dhe iu shqptua Mitko Çavkovit.
Shtuar më 15/03/2019, ora 14:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori