I qëlluan në makinë, si ndodhi krimi makabër ku u vranë babë e bir në Likovë
foto ilustruese
Ahid Salahi ishte duke udhëtuar me të birin e tij 9 vjeçar Amarin me makinën e tyre në zonën e "Slupçan Bunar" gjatë orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme kur janë përballur me breshërinë e armëve që vinin në drejtim të tyre.

Të dy viktimat kanë gjetur vdekjen e mënjehershme në vendin e ngjarjes për shkak edhe të egërsisë së sulmit të personave ende të paidentifikuar, ndërsa ndihma e shpejtë erdhi mënjeherë në vendin e ngjarjes, por duke mos mundur të bëjë asgjë, shkruan Albeu.com.

Babë e bir janë nga fshati Opajë, ndërsa policia është duke hetuar mbi shkaqet e këtij krimi makabër si edhe nëse babai ka patur ndonjë konflikt të mëparshëm.

Gjatë ditës së sotme trupat i janë dorëzuar familjarëve dhe pritet të organizohet ceremonia mortore. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2019, ora 12:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori