Basha sulmon ashpër Berishën: Bën opozitën e opozitës, shtrydhi mushtin dhe tentoi ta hidhte PD si “bërsi” (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha po bën opozitën e opozitës.

Komentet Basha i bëri nga një takim i zhvilluar në njësinë numër 12 në Tiranë.

Kryedemokrati shtoi gjithashtu se qeveria Rama vetëm premton në kohë fushate, por në realitet nuk bën asgjë në të mirë të komunitetit.

Basha për Berishën: Përballë luftës me Ramën kemi dhe opozitën e opozitës që nuk le gjë pa bërë

“Vetëm në kohë fushate premtimet vu, mbaron fushata, asgjë. Po shikonim buxhetin dhe krahasojmë vetëm zërin e subvencioneve. Ballkan për Ballkan. Afërsisht të njëjtat kushte atmosferike. Nga pikëpamja e buxhetit neto Kosova pothuajse gjysmën e Shqipërisë. Atëherë pse Kosova paguan subvencione për fermerët. Një regjim mbahet në këmbë përmes vjedhjes së votës. Si mund ta çmontojmë. Ditë për ditë duke u përballur me të vërtetën. Zyrtarët dhe politikanët e korruptuar të bëjnë punën e tyre.

Kjo është një punë e mundimshme që nuk bëhet duke treguar anekdota dhe barcaleta dhe as me gënjeshtra si bëjnë si bëjnë kundërshtarët tanë dhe miqtë e tyre të rinj dhe të vjetër. Që kanë bërë sport tani opozitën e opozitës. Nëse vjedh votën ke shkatërruar demokracinë. Kemi dy arritje që kanë kaluar pa u komentuar shumë por janë shumë të rëndësishme. Rindarja territoriale dhe reforma zgjedhore.

Ju e dini që fillimisht vendosi që nuk do e përfshinte Partinë Demokratike. Por në fakt bëri të kundërtën. Lideri global nuk e dinte se kush kishte marrë 430 mln euro. Ne ndodhemi në një moment deçiziv që ka ardhur për shumë arsye. Pa diskutim një nga arsyet është shpallja non grata e paraardhësit tim dhe qëndrimi që vendosi të adoptojë ndaj këtij vendimi. Fillimisht tha se nuk e do e përfshinte PD dhe demokratët. Ndërkohë që ne luftojmë Ramën kemi një opozitë të opozitës që nuk le gjë pa bërë. Por përpjekja jonë po jep rezultatet e para. Në Partinë Demokratike ka një ndryshim brezash. Kjo është normale. Një pjesë prej tyre janë shkolluar këtu ose në perëndim dhe kanë sjellë me vete ekspertizën më të mirë.

E rëndësishme qe gjithçka është brenda familjes. Ndryshe sa nga pretendojnë një grusht njerëzish qe e kane vjel e mjel deri ne fund pushtetin, qe ia kane marre mushtin deri ne piken e fundit dhe pastaj janë përpjekur ta hedhin si bërsi strukturën e PD dhe sakrificën e tyre. Ndryshe nga një grusht njerëzish qe e kane pare gjithmonë partinë  si çifligun e tyre, si një mundësi dhe mjet përfitimi. Tani këtu ndodhet shumica dërrmuese e demokratëve qe PD e shohin për atë qe ka lind, për atë qe është e për atë qe do te jete gjithmonë: Shpresa e shqiptarëve, instrumenti ne duart e shqiptarëve për te përmirësuar jetën e tyre. Qe do te thotë ne kontekstin aktual politik, instrumenti i shqiptarëve për te sjelle një ore e me parë ndryshimin.

E në këtë pike te betejës dy gjëra kane rëndësi. Qartësia që vjen nga te menduarit qartë dhe vendosmëria. Kur ke përpara faktet, te vërtetat, kur i ke te qarta argumentet, mjafton te vendosesh mendjen ne pune. Ndaj një pjesë e atyre qe nuk i  takojnë asaj kategorie qe i shtrydhin deri në pikën e fundit mushtin dhe donte ta hidhte PD dhe strukturat e PD, si bërsi tutje. Dhe qe edhe ne kohen e opozitës kane vazhduar pareshtur përfitimet, ne bashkëpunim me pushtetin aktual, ata apo një pjese tjetër qe nuk ka arritur dot te mendoje me mend por është tradhtuar nga ngjarjet është detyra jone dite pas dite, jave pas jave tu qëndrojmë afër dhe tu bëjmë te kuptojmë qe për PD nuk ka rruge tjetër, qe te qëndrojë e forte, e madhe dhe alternativa qeverisëse e vendit qe te mund te zgjedhe te ardhmen”, tha Basha./albeu.com/