I ftohti parashikohet të përfshijë Maqedoninë
Maqedonia të premten do të përfshihet nga një ciklon i ri reshjesh të ardhura nga Mesdheu.

Nga Drejtoria e Hidro-meteorologjisë thonë se Maqedoninë e presin reshje të vazhdueshme të shiut të cilat do të jenë më intensive në pjesën lindore dhe jugore të vendit.

Në disa vende do të ketë edhe reshje dëbore.

Temperaturat e mëngjesit do të variojnë nga -2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 2 deri në 11 gradë Celsius. /albeu.com/
Shtuar më 28/01/2015, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori