Berisha akuza Ramës: Do t’i marrë mandatin e deputetit Ervin Salianjit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një komunikim për mediat, ku menjëherë ka nisur akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Berisha shprehet se do t’i marrë mandatin deputetit të PD Ervin Salinji  me gjyqin që ka ndaj vëllait të ish-ministrit Fatmir Xhafa.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Procesi ndaj deputetit Ervin Saliaji me të cilin Rama dhe grupi mafioz Xhafa duan ti marrin atij mandatin. Ky përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare të Edi Ramës në cdo nivel.

Ervin Salianji, si deputet në betejën e tij dhe që duhet të bëjë cdo deputet, denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane se ishte i dënuar me 7 vite burg, si drejtues i rrjetit të Bolonjës të drogave të forta, i kërkuar në Venezuelë…

I mbrojtur nga Edi Rama dhe vëllai i tij me pushtet, Fatmir Xhafa, ku trafikant vazhdonte i qetë punën e tij të zezë, nga porti i Vlorës. Me mbrojtje totale të pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës.

Gazetarë kurajozë, guximtarë, faktuan nëpërmjet regjistrimeve se Geron Xhafa vazhdonte të ishte drejtues i trafiqeve nga porti i Vlorës. Se ai ishte i aftë të siguronte tonelata droge për tregun italian.

Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritetet italiane të Geron Xhafa, të dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane dhe ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa drejtonte udhëheqjen e trafiqeve.

Në një skenar që do të kishin lakmi superfilmat për mafien, Geron Xhafa ndalohet dhe sillet në Tiranë.