I burgosuri nga Struga ndërron jetë në burgun e Idrizovës, akuzohen mjekët për neglizhencë
Ditën e hënë rreth orës 23:12 policia e Shkuptit ka njoftuar për vdekjen e të burgosurit nga Radozhda e Strugës, i cili ka qenë duke vuajtur dënim në burgun e Idrizovës.

Vëllai i të burgosurit Zllatko Sheqerovski, akuzon ambulancën e burgut për neglizhencë pasi sipas tij edhe pse i ndjeri është ankuar disa herë se nuk ndihej mirë, asnjë nuk e kshte dëgjuar.

Akoma nuk bëhen të ditura zyrtarisht shkaqet për vdekjen e tij, por me urdhër të Prokurorit është berë obduksion. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2016, ora 20:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori