U shkarkua nga Kuvendi, sot Gjykata Kushtetuese vendos për “fatin” e presidentit Meta

Sot, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të zhvillojnë seancën për të vendosur “fatin” e presidentit Ilir Meta, i cili në shtator të vitit që lamë pas u shkarkuar nga Kuvendi me votat e shumicës socialiste.

Sipas tyre, Meta kishte shkelur Kushtetutën me deklaratat dhe qëndrimet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Kujtojmë se Meta është shprehur se nuk e njeh vendimin e Kushtetueses dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit, 24 korrik 2022. Pas këtij afati, Meta është shprehur se do të rikthehet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim , parti e cila ka aktualisht në krye bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin./albeu.com


Shtuar 1.02.2022 08:46