I aksidentuari në Gjilan: Sot kam lindur për së dyti
Janë gjithsej 11 persona të lënduar që po vazhdojnë të marrin trajtim mjekësor pas aksidentit të rëndë që ndodhi sot gjatë ditës në qytetin e Gjilanit, shkruan Albeu.com

Njëri nga të lënduarit ka folur për T7, derisa ka rrëfyer për momentet e rënda që ka përjetuar.

"Sot kam lindur për së dyti, kamioni ka qenë në shpejtësi të madhe. As për dy sekonda kam shkuar në anën e djathtë, e veç Zoti që ka ditë me më shpetua. Urojë që edhe të gjithë të lënduarit të tjerë të shërohen sa më shpejt", ka thënë ai gjatë intervistës. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2019, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori