Hyn për të kryer nevojat, harron pistoletën në tualet
Pëlqej
I punësuari në Spitalin e përgjithshëm ‘Ferid Murad’ në Gostivar dje ka gjetur një pistoletë dhe para të lëna në tualet në njërin prej tualeteve të spitalit.

Pas paraqitjes në polici, zyrtarët policor kanë vërtetuar se bëhet fjalë për pistoletën “Zastava e kuqe M-57” kalibri 7.62 milimetra me tetë plumba, futrollë dhe tre bankënota në euro dhe denar.

Pas kontrollit është vërtetuar se pistoleta është në pronësi të I.S.(68) nga fshati Turcan i Vogël në Gostivar. Ai pistoletën e ka pasur me leje, ndërsa sipas rrëfimit të tij, pistoletën dhe paratë i ka harruar në vendin ku janë gjetur, transmeton Almakos.

Policia është duke kryer kontroll dhe duke punuar në zbardhjen e rastit.
Shtuar më 13/07/2018, ora 17:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori