Konfirmohet lidhja e Fifit me Adis Patushin, Graniti thumbon këngëtaren? (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka zyrtarizuar lidhjen e dashurisë me Adis Patushin. Teksa ishte në një lokal duke performuar, të pranishmit kanë kërkuar një puthje mes çiftit.

Ata të dy nuk kanë nguruar që të japin një puthje në publik dhe fansat menjëherë kanë bërë video, të cilat më pas i kanë postuar në rrjetet sociale dhe janë bërë shumë virale.

Kjo lidhje ka sjellë shumë reagime në rrjet. Madje duket se edhe Granit Cana ka diçka për të thënë në lidhje me këtë romancë. Ish-banori i “Big Brother” ka tërhequr vëmendjen me postimin në “Instastory” ku shkruan: “Kush është fals ose real, tani duket shumë qartë”.

Statusi në fjalë duket si një reagim për lidhjen e Fifit, të paktën kështu është parë nga ndjekësit. Por të shohim nëse ai ose këngëtarja do të kenë reagime të tjera.


Shtuar 8.02.2022 11:14