Hoxhaj: Shqiptarët në Maqedoni të jenë properëndimorë, të nxitin integrimin e vendit
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se në Maqedoni nuk duhet të ketë një marrëveshje administrative, por një marrëveshje politike ndërmjet faktorit shqiptar dhe partisë maqedonase që do të merrë mandatin për të krijuar qeverinë e re.

I ftuar në emisionin ”Arena” në ”Ora News”, Hoxhaj tha se qeveria e re, apo koalicioni qeveritar duhet që ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë çështjen e gjuhës shqipe.

Hoxhaj porosit faktorin shqiptar që të jenë properëndimor, duke akuzuar disa politikanë maqedonas se vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet përmes keqpërdorimit të çështjes së emrit me Greqinë.

Megjithatë Hoxhaj thotë se nuk Prishtina nuk mundet që të tregojë se kush do të ishte partneri më i mirë i koalicionit. Edhe buxheti i shtetit zuri vend në debatin e ministrit Hoxhaj. Sipas tij, buxheti duhet të harxhohet proporcionalisht.

Për shefin e diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, shqiptarët kanë edhe një rol në Maqedoni, dhe ky rol është nxitja e zgjidhjes sa më të shpejtë të çështjes së emrit, si edhe integrimi në BE dhe NATO. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së

Negociatorët e lartë të BE-së, McAllister dhe Fleckenstein duke dalë nga zyrat e PD-së