Këngëtarja fierake humb betejën me koronavirusin

Këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare, Rainita Pupi, ka ndërruar jetë ditën e sotme nga koronavirusi.

Prej rreth 4 javësh, ajo ndodhej e shtruar në spital, ndërsa para tre ditësh gjendja e saj u përkeqësua dhe u intubua.

Pupi u nda nga jeta në moshën 52-vjeçare në një prej spitaleve COVID në kryeqytet.

Më herët, familjarët e saj kanë kërkuar ndihmë edhe në media për mjekim më të specializuar për Rainitën.


Shtuar 21.08.2020 20:20