Kryetari i shtabit zgjedhor të DR-së, Arjanit
Hoxha dënoi Komisionet
Zgjedhore në Maqedoni. Sipas tij dukuritë negative që po paraqiten në Komisionet
zgjedhore poqë dëmtojnë shqiptarët.
“Nëse lexoni me kujdes përbërjet e Komisioneve
Zgjedhore nëpër mbarë territorin e Maqedonisë, do të vëreni dy gjëra: Numri më i madh i anëtarëve shqiptarë të KZ-ve janë të punësuar në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe përbërja etnikisht e pastër me maqedonas e KZ-ve në vendbanimet
maqedonase ku nuk figuron asnjë shqiptar dhe përbërje shumë etnike e KZ-ve nëpër vendbanimet shqiptare ku thuajse kudo zëvendëskryetari i KZ-së është maqedonas”, theksoi
Hoxha.
“Pra, ne pyesim: mos vallë në Maqedoni zhvillohen zgjedhje dystandardëshe – ato për votuesin shqiptar që medoemos duhet t’i kontrollojë edhe pala
maqedonase, dhe zgjedhjet nëpër vendbanimet
maqedonase, të cilat nuk duhet të jenë të kontrolluara edhe nga shqiptarët? Lidhur me angazhimin e të punësuarve në Sekretariatin për Implementimin e MKO-së, ne pyesim se a janë këta administratorët që me vite marrin rrogë e nuk punojnë? Dikush duhet të shpjegojë se a bëhet fjalë për njerëz që kanë përvojë pune, apo janë individë që vetëm BDI-ja i ka në listat e veta si të punësuar”, theksoi shefi i shtabit të DR-së. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2011,
ora 16:18