E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Hoxha: Bekim Neziri debil, Ali Ahmetin e pres në Tanushë
Xhezair Shaqiri, i njohur gjatë luftës si komandant Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Ekonomisë, Bekim Neziri, i cili është shprehur se, Ali Ahmeti do ti vizitojë të gjitha venbanimet e shqiptare në Maqedoni.

"O Zot sa e keqe që na qenka kjo demokracia. Duhet t’i jepet e drejta lloj-lloj debili e e hajni me udhëheq popullin me gënjeshtra. O minister a po mendon se me të vërtet ne ta kemi borxh që ti besojmë fjalëve tuaja boshe, apo ndoshta prej debil-llëkut tuaj na mer për budallenj. Nëse Aliu shkon në çdo vendbanim shqiptar atëherë ma sillni Aliun në Tanush se bash po kam qejf ta takoj, se shumë vite nuk e kam takuar", është shprehu Hoxha.

Javë më parë, shqiptarët e Kumanovës u organizuan për të ndaluar vizitën e Ali Ahmetit në këtë qytet, por kreu i BDI-së sërish nuk shkoi. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2015, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori