Howitt: Negociatat me Maqedoninë edhe në interes të BE
Eurodeputeti gjerman Richard Howitt shpreson në çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE të Maqedonisë.

Eurodeputeti dhe raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Richard Howitt, shpreson se eurodeputetët do të pranojnë amendamentet e tij, ku veç të tjerash thuhet se në procesin i bisedimeve për emrin mungon kredibiliteti.

Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë arritur në një frymë rë re bashkëpunimi. Kështu është shprehur eurodeputeti gjerman Richard Howitt për mediat maqedonase.

Howitt ka kërkuar edhe një herë çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, rekomandim ky në qendër të rezolutës.

“Është fakt se si raportues thashë se negociatat duhet të nisin dhe numërova arsyet. Kjo nuk është vetëm në interes të vendit, por dhe të BE-së, dhe shpresoj se kjo do të jetë një lloj presioni ndaj disa qeverive për të sjellë vendimin e duhur pas disa ditësh”, ka deklaruar Howitt.

Ai thotë se i'a ka arritur qëllimit që PE të votojë rezolutën para Samitit të BE-së të parashikuar për t’u zhvilluar javën e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 12/12/2013, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori