Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin
Evropian, Riçard
Hovit, viziton javën që vjen Maqedoninë.
Duke konfirmuar vizitën e tij, eurodeputeti ka shprehur keqardhje për shtyrjen për disa ditë të takimit të
Komitetit të Përzier Parlamentar mes Maqedonisë dhe BE-së.
“Vizita ime në Maqedoni do të realizohet javën tjetër, ndonëse më vjen keq për faktin se nuk do të jem i shoqëruar edhe nga kolegë të tjerë të Parlamentit
Evropian. Por, unë shpresoj se Komiteti do të caktojë një datë tjetër për të zhvilluar këtë takim”,-ka thënë ai.
Hovit ka mohuar interpretimet se anulimi i takimit të
Komitetit të Përzier, flet për humbjen e interesit të PE-së për Maqedoninë. /albeu.com/
Shtuar më 25/10/2013,
ora 11:47