Riçard
Hovit, Raportuesi i Maqedonisë në Parlamentin
Evropian, është shprehur sot se PE është kundër bojkotit të
zgjedhjeve presidenciale në
Maqedoni.
Ai ka nënkuptuar bojkotin e paralajmëruar nga faktori politik shqiptar në
Maqedoni për zgjedhjet
presidenciale që parashikohen të mbahen me 13 prill.
“Parlamenti
Evropian dhe grupi ynë asnjëherë nuk mbështet bojkot të
zgjedhjeve. Pjesëmarrja është kyçe, këtë e kemi thënë dhe do vazhdojmë ta themi. Na pyesin se çfarë mendojmë për raundin e dytë të
zgjedhjeve presidenciale varësisht nga kandidatëve që do zgjidhen. Unë nuk mund t'ju them partive publikisht se çfarë duhet të bëjnë dhe çfarë jo, sepse jam i sigurt se kjo do të përdoret nga politika e brendshme ndërkaq ky nuk është pozicioni që dëshiron ta marrë as Parlamenti
Evropian apo BE. Por kur themi se ne dëshirojmë që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje shpresoj se kjo porosi të dëgjohet seriozisht”, ka theksuar
Hovit. /albeu.com/
Shtuar më 14/02/2014,
ora 17:41