Hovit, raportues i PE-së për Maqedoninë
Richard Hovitt
Eurodeputeti britanik, Riçard Hovit është raportuesi i ri i Parlamentit Evropian për Maqedoninë. Sipas informacioneve të Komisionit për politikë të jashtme në PE, Hovit vjen nga radhët e grupit të deputetëve të Grupit të Partisë Socialiste Progresiste, si anëtarë i Partisë Laburiste Britanike, njofton Ina.

Ai vjen në këtë detyrë në vend të evrodeputetit të deritanishë m slloven Zoran Taler, i cili dha dorëheqje nga kjo detyrë , për shkak të një skandali korrupsioni.

Raportin e fundit për Maqedoninë para Parlamentit Evropian e ka mbrojtur deputeti bullgar Kristijan Vigenin, i cili i rekomandoi BE-së caktimin e datës për Maqedoninë për fillimin e negociatave për anëtarësim.
Shtuar më 10/05/2011, ora 18:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori