E dhunonte, Rihanna bëri deklaratën e papritur për Chris Brown: Do ta dua gjithmonë

Të gjithëve ju kujtohet ndarja e bujshme e Rihanna-s me Chris Brown. Ndarja e tyre erdhi pasi reperi i njohur ushtronte dhunë mbi këngëtaren e famshme. E u duk se gjërat mes dy personazheve të famshëm nuk do të rregulloheshin më asnjëherë. Por duket se tani që kanë kaluar shumë vite nga ngjarjet e hidhura që u bënë kryefjala e mediave, janë lënë pas dhe dyshja ka ndërtuar një marrëdhënie të mirë shoqërore.

Rihanna ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka bërë lëmsh rrjetin, pasi u shpreh se mendon se do ta dojë Chris-in gjithmonë. “Ne kemi punuar për të qenë shokë sërish dhe jemi shokë shumë të ngushtë. Kemi ndërtuar sërish besim dhe kjo është e gjitha. Ne e duam njëri-tjetrin dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë. Nuk ka asgjë të cilën përpiqemi ta ndryshojmë”- ka treguar ajo.

Këngëtarja ka shtuar se nuk e sheh reperin me sy romantik, pasi tashmë ai është në një lidhje dashurie me dikë tjetër. “Unë jam ‘single’, por ne kemi ndërtuar një miqësi të ngushtë që pasi lamë pas gjithcka. Kemi punuar pak nga pak, nuk ka qenë e thjeshtë”.


Shtuar 3.09.2020 19:56