Richard
Hovit,
Raportuesi për Maqedoninë nga Parlamenti
evropian thekson se BE duhet ta shpërblejë Maqedoninë me statusin e “ekonomisë funksionale të
tregut”.
Raportuesi Hovit ka ftuar edhe Greqinë si udhëheqëse e BE-së t’i thotë ndal qorrsokakut të krijuar dhe ka apeluar të sjellë një dinamikë të re në përparimin e shtetit dhe qasjes në Union.
“Propozimi për ndarjen e statusit ‘ekonomi funksionale e
tregut’ do ta bëjë shtetin të parë në rajon me këtë status. Indeksi për liri ekonomike, i publikuar më ‘Voll Strit Zhurnal’ muajin e kaluar, e vendos Maqedoninë para 13 shteteve që të cilat janë shtete anëtare të Unionit
Evropian.
Dhënia e këtij statusi mund të ndihmojë Maqedoninë në sigurimin e investime të huaja dhe paraqet një mundësi të mirë që në kuadër të privilegjeve të KE-së të behet një hap konkret në interes të anëtarësimit të ardhshëm të shtetit në BE”, është shprehur
Hovit.
Raportuesi për Maqedoninë Richard
Hovit ka konfirmuar se javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Shkupit për të diskutuar mbi epilogun nga votimi në Parlamentin
Evropian. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2014,
ora 14:42