Në Maqedoni nga e premtja deri të martën 85 orë në izolim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që fundjava e ardhshme të jetë në karantinë në të gjithë vendin, edhe ate duke vlejtur deri në martën e javës tjetër.

Sipas këtij vendimi, ora policore do të fillojë nga dita e premte në ora 16:00 e deri të martën e javës tjetër në ora 05:00. Vendimi tjetër është që nga dita e enjte deri të martën ndalohet dalja në të gjitha vendet rekreative, parqet në tërë vendin.

Ndërsa nga e hëna deri të premten vazhdon ndalesa prej orës 16:00 deri në ora 5:00. Në fuqi është ndalesa për grupimin e dy apo më shumë personave, përveç për prindërit me fëmijë deri 14 vjet. Më të moshuarve se 67 vjet u lejohet të dalin nga shtëpia prej orës 10 deri në orën 12 , të rinjve deri 18 vjet prej orës 13 deri në orën 15. Pronarët e qenve mund t’i nxjerrin jashtë gjysmë ore, prej orës 20 deri 20:30, dhe të mos jenë më larg se 100 metra nga objekti ku jetojnë. Lëvizja gjatë orës policore u lejohet vetëm kategorive të qytetarëve të cilët kanë obligime pune dhe posedojnë leje që i lëshon Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Për kërkesë për leje mund të aplikojnë në portalin uslugi.gov.mk.

(INA)


Shtuar 13.04.2020 19:06