Hojt Ji mesazh Talat Xhaferit dhe huliganëve të Kuvendit
Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Hojt Ji, ka thënë para kongresit Amerikan se tashmë SHBA-të do të punojnë me kreun e e Parlamentit të Maqedonisë në mbështetje të demokracisë dhe progresit të Maqedonisë në rrugën euroatlantike.

Ai gjithashtu kërkoi që autoritetet shtetërore në Maqedoni të zhvillojnë hetime serioze për sulmet ndaj deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë.

Diplomati amerikan kërkoi që personat e përfshirë në dhunë e 27 prillit të dalin para drejtësisë, duke paraqitur fotot e rrahjes brutale të Zijadin Selës nga ana e aktivistëve, si dhe duke dënuar dhunën ndaj deputetit shqiptar. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2017, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori