Sendet e forta në fushë në Shqipëri-Izrael, Kombëtarja rrezikon ta pësojë

Shqipëria doli pa pikë nga sfida e dytë kundër Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve, teksa u mposht 1-2 me përmbysje në shtëpi.

Minutat e fundit ishin të tensionuara, pasi izraelitët vonuan disa herë lojën, ku disa nga lojtarët shtriheshin në fushë njëri pas tjetrit, sa kjo solli edhe acarimin e tifozëve në shkallët e stadiumit.

Në një moment kur po ekzekutohej një goditje këndi, disa tifozë gjuajnë me sende të forta drejt lojtarit izraelit.

Menjëherë aty afrohet gjyqtari i takimit që merr një objekt dhe ia çon arbitrit të katërt.

Kështu që, nga raporti që do të bëhet nga delegati i UEFA-s, Shqipëria rrezikon një dënim me gjobë.

Hera e fundit ishte në ndeshjen me Poloninë, kur Kombëtarja u dënua dhe luajti ndeshjen me Andorrën pa tifozë.


Shtuar 11.06.2022 09:11