Goli i jashtëzakonshëm i Malinovsky nuk mjafton, Juventus merr një pikë në fund të lojës (VIDEO)

Atalanta dhe Juventus janë ndarë në barazimin 1-1 në Bergamo.

Pjesa e parë është ndalur në rezultatin pa gola por rastet ishin të shumta dhe me kartona të verdhë.

Pjesa e dytë ishte pothuajse njësoj deri në minutën e 76-të.

Malinovsky merr përsipër një goditje dënimi nga një distancë e largët dhe e dërgon topin në rrjetë në mënyrë fantastike.

Dukej sikur gjithçka përfundoi por në minutë e 92-të ishte Danilo që barazoi rezultatin.

Juventus ndodhet në vendin e katërt me 46 pikë ndërsa Atalanta në vendin e pestë me 44 pikë./h.ll/albeu.com

Shikoni golin e Atalantës:

Shikoni golin e Juventus:


Shtuar 13.02.2022 22:42