Historia e pazakontë e serbit me shokun shqiptar
Daniel Sabo (33), ishte larguar nga Serbia për në Zvicër që të punonte për një jetë më të mirë. Në një rrëfim për ‘telegraf.rs’, Danieli tregon se si në vendin ku punon, shokun më të mirë e ka një shqiptar të Kosovës nga Prizreni.

Danieli e Ermin Ramadani nga Prizreni, punojnë së bashku në një firmë që merret kryesisht me punime të vrazhda dhe enterier.

Ata punojnë së bashku në qytetin zviceran që njihet për jetë pasanikësh të quajtur Wollerau, dhe drejtohen nga shefi i tyre Sllavisha Markoviq.

Siç shkruan mediumi serb, Markoviq kur kishte përzgjedhur punëtorët, nuk i kishte interesuar fare prejardhja e tyre dhe nacionaliteti.

Ermin Ramadani dhe Daniel Sabo e kishin arsyetuar menjëherë vendin e tyre të punës, duke bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë, pa pasur ndonjë mosmarrëveshje rreth politikës, por vetëm rreth mjeteve të tyre të punës.

“Zvicra është vendi i huaj. Ne jemi të gjithë nga Ballkani dhe kemi të njëjtin fat, këtu kemi ardhur për një qëllim që të punojmë dhe të fitojmë, por nëse nuk e ndihmojmë njëri tjetrin, askush nuk do të na ndihmojë”, shprehet Danieli.

Ai tregon edhe për bashkëpunimin e mirë që kanë ndërmjet vete, me Erminin dhe shefin e tij, Sllavishan.

“Çdo mëngjes takohemi, dhe i bëjmë planet. Pa bërë planë asgjë nuk shkon mirë. Në fillim nuk e kemi ditur gjuhën, por tash e kemi mësuar, dhe është ndryshe”, ka thënë ndër të tjera Danieli.

Ai tregon se është larguar nga Serbia pasi që zanati me të cilin merrej nuk i jepte fryte mjaftueshëm për të mbijetuar.
Shtuar më 28/03/2019, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori