Historia e gruas kosovare që fitoi gjyqin kundër shtetit te Zvicrës
Pëlqej
Gjykata e Strasburgut i ka dhënë të drejtë një gruaje kosovare dhe ka shpallur fajtore Zvicrën se ky shtet nuk i ka deklaruar procedurë të rregullt gruas lidhur me çështje personale që ajo ka patur.

Gruaja në fjalë sot jeton në Maqedoni dhe ka dy fëmijë, një 12-vjeç dhe tjetrin 19-vjeç.

Fillimisht ajo ka bashkëjetuar me burrin e saj në Maqedoni, me të cilin ka patur edhe dy fëmijë.

Më tej, gruaja është ndarë nga bashkëshorti i fëmijëve të saj më 2005-sën dhe ka bashkëjetuar me nje burrë në Zvicër, ku me vete ka marrë edhe fëmijët.

Bashkëshorti i fëmijëve ka bërë ankesë që ti kthehen fëmijët e tij nga Zvicra.

Shkalla e dytë e gjykimit, në Zvicër i kishte dhënë të drejtë babait dhe kishte vendosur kthimin e fëmijëve në Maqedoni.

Gjykata ticineze e Apelit e cila e kishte shqyrtuar rastin, kishte bërë një gabim në dhënien e të drejtës për apelim, duke informuar nënën e fëmijëve se ajo brenda 30 ditëve kishte të drejtë të ankohej në Gjykatën Federale, ndërkohë që ky afat realisht është vetëm dhjetë ditë.

Për këtë arsye, ankesa në Gjykatën Federale kishte shkuar me vonesë, kështu që ajo e kishte hedhur poshtë atë si të papranueshme.

Kjo kishte bërë që fëmijët e kosovares të ktheheshin në Maqedoni në vitin 2007.

Më vonë edhe ajo shkurorëzohet nga bashkëshorti dhe kthehet në Maqedoni ku jeton së bashku me fëmijët dhe ka kontakt të shpeshtë me babain e fëmijëve, shkruan Albinfo.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka shprehur qëndrimin e saj se Zvicra ka penguar qasjen e gruas në gjykatat e vendit.

Për këtë arsye, ka kërkuar që shteti zviceran ta dëmshpërblejë 44-vjeçaren me 5.000 euro dhe me 4.000 euro të tjera për shkak të shpenzimeve që gruaja ka bërë nëpër procese gjyqësore. /albeu.com/



Shtuar më 10/09/2014, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori