Histori si në filma e plakut shqiptar, vrau ariun për të mbrojtur djalin e vetëm (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pas vetës mbanë gjithmonë një sëpatë. Me të fle, e madje edhe rruan mjekrën. Por për gjithë këtë punë, plaku nga Korisha e Prizrenit thotë se e ka një histori të veçantë. Me atë sëpatë ai para disa viteve e mbyti një arushë. Këtë veprim thotë se e bëri për ta mbrojtur djalin i cili i erdhi në jetë pas më shumë se 60 viteve martesë.

Në hyrjen e shtëpisë së plakut 81'vjeçar, Avdyl Gega, gjendet një pikturë disa me dimensione disa metërshe e cila ka një histori të veçantë. Në të shihet një malësor, një fëmijë rreth moshës 10'vjecare si dhe një arushë. Të gjithë mysafirët që ia mësyjnë shtëpisë së Gegës pyesin për domethënien e asaj pikture e cila ka disa dekada që gjendet aty.

Ishte qershori i vitit 2007 kur Avdyl Gega tashmë 81 vjeçar e mori djalin e tij, Ylberin, atë kohë 10 vjeç, për ta shëtitur dhe për t'i treguar trojet e paraardhësve të familjes Gega në malet e Korishës. Por ecja në shtigjet e Korishës gati sa nuk doli të jetë fatale për Avdylin.

Sëpata me të cilën plaku thotë se e mbyti arushën
Aty, ai u ballafaqua me një arushë dhe dy këlyshë të saj.

E gjithë drama, siç plaku nga Prizreni e quan, nisi kur disa gjuetarë kishin shtënë me pushkë në drejtim të arushës. Në atë moment plaku nga Korisha ishte brenda malit bashkë me djalin e tij të vetëm. Ai thotë se në ato momente e pa me sytë e tij vdekjen.

“Pas më shumë se 60 viteve martesë ma fali Zoti një djalë. Në qershor të vitit 2007 me mëngjes e mora djalin me e çu në mal e me i tregu se ku i kanë pas trojet gjyshërit e stërgjyshërit. Kur dolëm tu ia tregu trojet, kur kemi hy në Kabash i kemi dëgjua dy mamxerre nga vendi ku është si xhehenem. Grykat e malit bën që në gjithë malin të dëgjohen ato të shtëna”, rrëfen i moshuari nga Prizreni.

Të gjithë historinë ai e pasqyron me pikturën që ka pas krahëve
Ai thotë se me tirqi në trup dhe me një sëpatë në krahë kishte marrë rrugën drejtë malit.

“Arusha me dy këlyshë, nuk ka mujtë me i gjetë se prej ku kanë gjujtë ata. Ajo ka marrë ikën duke e lypë atë se kush e sulmoi. Unë me djal isha ende në mal. Duke ardhë poshtë malit, i kisha dy qejë me vete. Arusha na pa neve, edhe u mësy këtej ka ne. Unë i thash Ylberit të fshihet pas një lisi. I thash du me dal qatje, e ta mbyti arushë. Jo që deshta me e mbytë unë arushën, po thash më mirë le të më mbysë mu e të shpëtojë djali. Të paktën të shpëtojë një bimë e Avdyl Gegës”, thotë ai,raporton gazeta express.

Tutje 81 vjeçari, Avdul Gega, tregon për momentin ku është ballafaquar me arushën. Thotë se ajo kishte qenë gjigande.

“Arusha shumë e madhe, leshin, mos ta flasim. Dushk i madh. Kur është afru tek unë e është çu me këmbë para, veç më ka ndihmua zoti, e t’ia kam llullë ndërmjet dy syve. Ja lypa pikën e dobët për me e shpëtua djalin anej E kam sakicën, për qejf e marr në mal, bilez rruhem edhe me të, aq që e ruaj. Ajo sakice ka hy në ashtin e arushës, tehu i sakic. Kur e ka hap gojën me e futë kokën time, mu ka dok vetja si mizë, qaq i vogël që u doka karshi saj”.

Por nga e gjithë kjo situatë plaku nga Prizreni nuk doli pa pasoja. Atij iu helmua gjaku pas gërvishtjeve që kishte marrë. Si rrjedhojë e kësaj kishte qëndruar për disa javë në spital.

“Më ka kap pastaj me thonjë në këmbën e djathtë. Por qentë që i kisha me vete më kanë ndihmua. Djalin e shpëtova. Qentë e mbytën edhe këlyshin e arushës. Disa ditë pas saj kam qëndrua në spital, prej gërvishjeve të arushës më është helmuar gjaku”, rrëfen për ngjarjen plaku nga Korisha e Prizrenit.

E djali i tij i vetëm, Ylberi, tashmë i ka mbushur 22 vite jetë. Ai sipas bacës Avdyl e mbanë mend shumë mirë gjithë ngjarjen. Ylberi punon në ndërtimtari.


Shtuar më 20/04/2018, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori