Hisen Xhemaili refuzon postin e deputetit
Bujar Osmani
Hisen Xhemaili refuzon postin e deputetit. Lajmin e ka konfirmuar vetë zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani. "Sot nuk e pranoi mandatin për deputet Hisen Xhemaili, i cili është bartës liste në Komunën e Tetovës, dhe për tu përkushtuar me gjithë kapacitetin e tij në zgjedhjet lokale, ai nuk pranon mandatin e deputetit me qëllim që tu përkushtohet zgjedhjeve lokale por edhe të jetë në vijë me parimin e BDI-së të cilin e kemi etabluar në këto zgjedhje", u shpreh Osmani.

"Dorëheqje nga post i myftiut ka dhënë edhe kandidati për kryetar Komune në Dibër, Ruzhdi Lata", vijoi zëdhënësi i Integristëve.

Deri tani nuk dihet ende se kush do të zëvendësojë Talat Xhaferin, ministër aktual i mbrojtjes, në postin e deputetit.

I pyetur për fushatën kundër emërimit të Talat Xhaferit për ministër të mbrojtjes, Osmani tha se ajo është e motivuar politikisht.

"Xhaferi është qytetar i lirë si gjithë ne, në vitet e fundit kishte më shumë funksione, kështu që nuk ka nevojë për reagime të tilla", përfundoi Bujar Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2013, ora 14:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori