Rivendoset tabela e shkollës "Hasan Prishtina" në Çair
Pëlqej
Update - Është rikthyer sërish në vendin që i takon tabela e shkollës fillore Hasan Prishtina në Çair. Pas lajmit të publikuar nga televizioni Alsat M, kryetari i Komunës së Çair, Izet Mexhiti ka reaguar dhe ka urdhëruar kthimin e tabelës.

Shpjegimi që ka marrë kreu i Çairit nga drejtoria e shkollës është se tabela është hequr për tu riparuar, pasi kishte pësuar dëmtim gjatë lojës së nxënësve. /albeu.com/




11:41 - Tabela e shkollës fillore Hasan Prishtina në Çair, ish shkolla Cvetan Dimov, është larguar me urdhër të drejtoreshës së këtij institucioni arsimor, raporton Alsat-M.

Nuk dihen arsyet se pse në vend që të zyrtarizohen emrat e shkollave, hiqen tabelat e tyre.

Vetëm një ditë më parë Bashkimi Demokratik për Integrim mohoi informacionet për ndryshimin e emraveshkollave në Çair e pengon kryeministri Nikolla Gruevski, me kërcënime për prishjen e harmonisë brenda koalicionit qeveritar.

Nga partia shqiptare në pushtet u shprehën se pjesëmarrjen e tyre në Qeveri e përcakton vetëm vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhje demokratike, por nuk sqarojnë se vullneti i kujt e pengon ministrin e tyre të nënshkruajë vendimin për ndërrimin e emraveshkollave... /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 13:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori