Hiqet shqipja - Komuna Strugë bojkoton festivalin e poezisë
Pëlqej
Injorimi i gjuhës shqipe ka bërë që komuna e Strugës ta injorojë Festivalin tradicional të Poezisë që mbahet në këtë qytet.

Mbrëmjet Strugane të Poezisë (MPS), tashmë ka dy ditë që kanë filluar aktivitetet, edhe pse zyrtarisht fillojnë më 21 gusht dhe përfundojnë më 26 gusht, dhe problemi me përdorimin e gjuhës shqipe vazhdon, ose thënë më saktë gjuha shqipe vazhdon të bojkotohet nga ky manifestim ndërkombëtar.

Injorimi shqipes ka bërë që edhe vitin e kaluar, kryetari i komunës së Sturgës, Ziadin Sela ta bojkotojë festivalin.

Sela madje ka thënë se është turp për BDI-në që lejon festivale, ku nuk përdoret asgjëkundi gjuha shqipe.

“ Pa dyshim se Mbrëmjet Strugane të Poezisë janë eveniment i rëndësishëm kulturor me karakter ndërkombëtar. Është vërtetë një evitimet ndërkombëtarë, por nuk do të lejoj që të shkelin mbi dinjitetin tonë njerëz të cilët kanë probleme me identitetin e tyre. Ne nuk e kemi një gjë të tillë. Mbrëmjet Strugave të Poezisë do të bojkotohen nga ana e komunës së Strugës, personalisht nga unë si kryetar i komunës së Strugës, derisa nuk respektohet përdorimi i gjuhës shqipe në të. Është e pakuptimtë të vihet në Strugë dhe të fliten të gjithë gjuhët e botës, e nga ana tjetër të mos respektohet gjuha e shumicës së atij qyteti dhe popullatës që jeton aty, e në rastin konkret është gjuha shqipe”, ka thënë ndër të tjera Ziadin Sela. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori