Hiqet nga puna pjesëtari i sigurimit të Kuvendit, që se respektoi urdhrin e Xhaferit
Pjesëtari i sigurimit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i cili dje nuk iu përgjigj kërkesës së kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit është suspenduar.

Xhaferi kërkoi që sigurimi të largonte nga foltorja e kuvendit deputetin e VMRO-DPMNE-së Vllatko Gjorçevin i cili tentoi që replikën e tij ta orientojë në kërkesë procedurale, njofton Tv21.

Meqë ai refuzoi të largohet pas kërkesës së Xhaferit, ky i fundit i ndaloi mikrofonin. Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së reagoi duke thënë se sjellja e Talat Xhaferit është jodemokratike. /albeu.com/
Shtuar më 16/06/2017, ora 20:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori