Kurti reagon sërish për targat: Ose hiqen nga të dy palët, ose mbahen

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka reaguar sërish në lidhje me reciprocitetin e targave me Serbinë që ka shkaktuar shumë tensione.

Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it në një postim në rrjetet sociale, Kurti ka thënë se vendimi nuk është provokim e as diskriminim, por masë reciproke.

Më tej shkruan se,  ose targat duhet të hiqen nga të dy palët, ose të mbahen nga të dy palët.

“Ky s’është provokim, as s’është diskriminim. Është masë reciproke, edhe Kosova edhe Serbia janë të dyja edhe gabim edhe drejt.  Ose i mbajmë targat të dy shtetet, ose i heqim të dyja. Liria e lëvizjes është e drejtë dhe nuk do të shkelet nga Kosova”, është shprehur Kurti./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 21:37