Hiqen nga përdorimi dy libra me përmbajtje kontestuese në Maqedoni
Pëlqej
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë kanë njoftuar se dy libra të cilat ishin në proces të revizionit nuk do të përfshihen në procesin mësimor gjatë viti shkollor 2017/2018, njofton “TV 24​”.

“Dy libra që ishin në kontroll nuk do të përdoren në shkolla dhe nxënësit nuk do ti mësojnë leksionet kontestuese. Në ndërkohë profesorët do të vazhdojnë të punojnë me programet dhe syllabusët e përpunuara”, njoftojnë nga Ministria.

Bëhet fjalë për libra e Shoqërisë së klasës së katërt dhe librin e Arsimit Qytetar për klasën e tetë, të cilat nxitën reagime të mëdha në publik, për shkak të përmbajtjeve konstestuese të tyre.
Shtuar më 02/09/2017, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori