Himni kombëtar bëhet pengesë për deputetët e VMRO-së
Pëlqej
Deputetja e Maqedonisë nga radhët e VMRO-së, Liljana Zaturovksa, gjatë fjalës së saj në Kuvend gjatë seancës për zgjedhjen e kreut të Kuvendit, përveç sulmeve të një pas njëshme ndaj Deklaratës Shqiptare, ka përmendur edhe himnin kombëtar shqiptar.

"Pse në himnin e Shqipërisë nuk ka tekst që reflekton karakterin multietnik të shtetit?, ka thënë ajo gjatë fjalës së saj në Kuvend.

Për Deklaratën Shqiptare, Zaturovska tha se ajo do ta shkatërrojë Maqedoninë.

"Kjo platformë do ta shkatërrojë Maqedoninë. Qytetarët duhet të jenë të njëjtë e jo të ngrihet vetëm një etnitet që jeton në Republikën e Maqedonisë", tha deputetja e VMRO-së. /albeu.com/
Shtuar më 21/04/2017, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori