"Hilton" hyn zyrtarisht në Maqedoni
Brendi i njohur botëror Hilton hyn në Maqedoni me nënshkrimin e marrëveshjes për franshizë për hapjen e Double Tree By HILTON ekskluziv në Shkup, me Stone Bridge Hotel.

Hoteli, që do të ndërtohet në lagjen e Aerodromit buzë Vardarit, përballë Universitetit FON, duhet të fillojë me punë në fillim të vitit 2016, njofton zhurnal.

Sipas paralajmërimeve, objekti i ri hotelierik do të ketë 172 dhoma elite, duke përfshirë 20 apartamente, si dhe 1.400 metra katrorë hapësirë për organizim të ngjarjeve, të ndarë në dy sallone të mëdha dhe plotësuese tre salla të konferencës.

Duhet të ketë edhe biznes qendër, qendër për shëndet dhe SPA qendër. Hilton njihet me hotelet luksoze dhe shërbimet ekskluzive. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2013, ora 13:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori