Hidhen poshtë akuzat ndaj ministrit Nexhat Jakupi
Komisioni për parandalimin e Korrupsionit i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj Ministrit të ambientit dhe planifikimit hapësinorë Nexhati Jakupi për gjoja korrupsion. Këtë, e ka konfirmuar vet kryetari i këtij Komisioni, Ilmi Selami për portalin “Zhurnal”.

“Nga dokumentacionet që pranuam nga institucionet përkatëse erdhëm në përfundim se të gjithë personat që kanë lidhur marrëveshje autoriale me këtë ministri nuk janë në kundërshtim me ligjin pasiqë të njëjtit nuk janë të punësuar në këtë ministri”, ka deklaruar, kryetari i komisionit për parandalimin e korrupsionit, IlmiSelami. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2011, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori