Hidhen 100 mijë copë rasat të troftës në liqenin e Ohrit
Rreth 100 mijë copë rasat troftë endemike të kultivuara nga Instituti i Entit hidrobilogjik janë hedhur në ujërat e liqenitOhrit.

Në aktin e hedhjes së rasatit të troftës, i pranishëm ishte edhe ministri i bujqësisë Lupço Dimovski.

“Bëhet fjalë për vazhdimësinë e begatimit të fondit të peshkut që është përcaktuar që në vitin 2006, për hedhjen e 14 milion njësive të rasatit të troftës endemike në ujërat e LiqenitOhrit, duke investuar rreth 35 milion denar.

Poashtu, intensifikohen komunikimet edhe me palën Shqiptare, për të pas kontroll sa më të madhe të peshkimit dhe në këtë mënyrë edhe të zvogëlimit të fondit të troftës endemike”-është shprehur Dimovski.

Nga ana e sajë, drejtoresha e Institutit hidrobiologjik në Ohër, Suzana Patçeva, ka përkujtuar se pllenimi artificial i troftës së Ohrit, këtë vit ka qenë i suksesshëm që ka rezultuar me sasi të mëdha të rasatit të troftës. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2013, ora 13:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori