Goditja me takë në fytyrë e Vardy ndaj Mustafit, këto janë pasojat e frikshme (FOTO LAJM)

Mbrëmë Arsenal barazoi 1:1 me Leicesterin. Kjo ndeshje u luajt në kuadër të Premier Ligës.

Një nga momentet më interesante ishte dueli mes Jamie Vardyt dhe Shkodran Mustafit, transmeton Indeksonline.

Vardy e goditi me qëllim Mustafin me këmbë në fytyrë. Më e keqja ishte se referi nuk e ndëshkoj me të kuq sulmuesin anglez.

Mustafi publikoj fotografi në Facebook, ku shihet se si e ka dëmtuar në fytyrë goditja e Vardyt.

“Nuk ka asgjë më të dhimbshme se të mos fitosh kur e meriton” , kishte shkruar Mustafi në profilin e tij në Facebook.


Shtuar 8.07.2020 11:45