Hetimet për financime të dyshimta, BESA: Nuk kemi informacion
Gjatë ditës së djeshme në media u publikua lajmi se autoritetet maqedonase kishin filluar hetimet mbi financimin e Levizjes BESA si edhe disa shoqatave të tjera.

Në lidhje me këtë, reagoi sot Lëvizja BESA, e cila thekson se deri tani nuk kanë ndonjë informacion zyrtar për nisje të hetimeve.

"Deri tek ne nuk ka arritur asnjë informacion, as dikush nuk na ka informuar, as nuk kanë kërkuar informacione nga ne në lidhje me këtë punë dhe për këtë arsye duhet të përgjigjen ato që i shpërndajnë këto informacione", thonë nga Lëvizja Besa, përcjell "Almakos".
Shtuar më 04/02/2017, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori