BDI: Heqja e lapidarit akt "Millosheviçian"
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI dënoo sot aktin e Qeverisë së Serbisë për të hequr lapidarin e dëshmorëve nga sheshi i Preshevës. Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani u shpreh se ky akt ‘Millosheviqian’ që nuk njef dialogun si vlerë evropiane, vetëm dëshmon se Serbia nuk e kupton apo nuk do ta kupton realitetin e ri në rajon.

“Ky akt ‘Millosheviqian’ që nuk njef dialogun si vlerë evropiane, vetëm dëshmon se Serbia nuk e kupton apo nuk donë ta kupton realitetin e ri në rajon dhe po bëhet pengesa kryesore e Europianizimit të rajonit. Ftojmë qytetarët shqiptarë në Luginë që të ruajnë gjakftohtësinë dhe mos të bien pre e provokimeve qëllimkëqija. Vlerat e dëshmorëve të kombit janë të përjetshme dhe çdo herë që dikush tenton të shkel mbi to, ato bëhen edhe më të mëdha dhe më të rëndësishme”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2013, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori